Rikthimi i fluturimeve në aeroportin e Pizës pas emergjencave Covid-19, ka sjellë forcimin e shërbimeve të vëzhgimit dhe sigurisë në aeroport duke arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, i cili po mbërrinte nga Tirana.
Personi është arrestuar pasi për të kishte një urdhër ekzekutimi për dënime të dhëna nga Gjykata e Milanos për dënimin 12 vjet e gjysmë dhe mbi 17 mijë euro gjobë, si pasojë e dënimeve për vepra të bashkimi kriminal, rrëmbim dhe shfrytëzim prostitucionit.