Automjeti i një punonjësi policie është djegur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.
Sipas “uniformave blu” është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të efektivit të identifikuar me iniciale S. K., 54 vjeç. Makina ka qenë e parkuar para banesës së efektivit.
Nuk dihet ende nëse ngjarja në fjalë është i qëllimshëm apo një defekt i mjetit të efektivit.
Pritet që ky i fundit të merret në pyetje për të zbardhur të plotë incidentin.
Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.