Kek me qumësht panda
Duhen:
1 kuti qumësht panda, (qumësht panda është qumësht i kondesuar, i trashë, shumë i ëmbël, panda është emri i paketimit)
4 vezë,
2 lugë pluhur pjekës ,(baking powder, peciv, lievito)
2 vanilie ,
150 gr miell.
Hedhim në tas qumështin panda dhe vezet një nga një duke e përzier me tel kuzhine, më pas shtojmë miellin ,vaniliet dhe pluhurin pjekës e përziejmë mirë, e hedhim në formë dhe e pjekim në 170 gr për 30-35 min. Eshtë shumë e lehtë dhe fantastike në shije