Një ngjaje e rëndë është shënuar në SHBA. Raportohet se një nënë ka vrarë dy fëmijët e saj të vegjël e më pas ka kryer vetëvrasje.
Mësohet se 31-vjeçarja Ashley Palmer u gjet e vdekur në apartamentin e saj, pranë dy fëmijëve të pajetë të moshës 6 dhe 8 vjeç.
Palmer ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Jenavie Palmer, dy vjet më parë dhe çifti ishte në mes të një mosmarrëveshjeje rreth kujdestarisë së fëmijëve.
“Ne ishim në mes të gjyqit dhe fëmijët lëviznin herë në njërën shtëpi, herë në tjetrën”, tha 34 vjeçari.
Ashley Palmer kishte pohuar dy herë më parë në gjykatë se fëmijët e çiftit do të përballeshin me dëmtime serioze nëse ish-bashkëshortit të saj i jepej kujdestaria e pjesshme.
Ndryshe, banorët kanë pohuar se nuk po mund t’iu besonin syve rreth kësaj tragjedie familjare.