Një vit burg për një 30-vjeçar shqiptar të akuzuar për ngacmim seksual të një të mituri në një qendër tregtare mes Perugia-s dhe Corciano-s. Perugiatoday shkruan se shqiptari, i mbrojtur nga avokatja Fernanda Cherubini, ishte në arrest shtëpiak që prej 5 gushtit 2021, kur u arrestua nga Skuadra Fluturuese e Selisë së Policisë së Perugias për sulm dhe dhunë seksuale ndaj një të mituri në sheshin e një qendre tregtare në Perugino.
Prindi i të miturit ka thirrur policinë menjëherë pasi djali i tij ishte kthyer në shtëpi, i kishte treguar për atë që kishte ndodhur, pra për sulmin dhe përkëdheljen që i kishte bërë një i rritur. Djali kishte shkuar në një qendër tregtare për të bërë pazar dhe kishte vënë re se po e ndiqnin teksa lëvizte mes korridorit dhe rafteve në kërkim të produkteve që i duheshin. Një burrë e vështroi intensivisht dhe vëzhgoi lëvizjet e tij.
Pasi i mituri kishte paguar blerjet e tij në sportelet e arkave, ai ishte larguar nga dyqani për të shkuar drejt skuterit të tij, por e kuptoi që burri po e ndiqte. Pa pasur kohë për të vendosur kaskën dhe për të ndezur motoçikletën, i mituri u sulmua nga burri. Vetëm falë një mashtrimi ai mundi të shpërqendronte burrin, të ndizte motorin dhe të shpëtonte. Agjentët e Volantit kishin shkuar në qendrën tregtare dhe kishin rënë menjëherë në gjurmë të autorit të atentatit, një shqiptar i cili ndodhej në qendrën tregtare me dy fëmijët e mitur dhe kunatin e tij.
Agjentët morën gjithashtu imazhe të sistemit të vëzhgimit me qark të mbyllur, duke rindërtuar modalitetet e ndjekjes mes rafteve dhe agresionit në dalje të viktimës nga ambientet tregtare. Tashmë me procedurën e shkurtuar dhe njohjen e përmasave të lehta të faktit, ka ardhur dënimi, i cili është minimal, krahasuar me 4 vjetët e kërkuar nga prokuroria.