Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Parma, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, 27-vjeçarit iu gjetën 10 doza kokainë gati për shitje.
Arrestimi i shqiptarit u bë gjatë një kontrolli në rrugë ku edhe pse ishte me dokumente të rregullta shfaqi shenja nervozizmi në momentin që u ndalua nga karabinierët.
Kjo sjellje shtoi dyshimet tek këta të fundit të cilët nisën kontrollin e imtësishëm të mjetit me të cilin ai lëvizte.
I riu shqiptar e kishte fshehur kokainën në xhepat e makinës.