Një rast tronditës është raportuar sot nga mediat greke, ku katër vajza të mitura dhunohen vazhdimisht nga nëna e tyre. Bëhet me dije se gruaja bashkë me njerkun e vajzave të saj kanë abuzuar me vajzat, duke i lënë pa ushqim dhe ujë, si dhe duke i dhunuar në mënyrë çnjerëzorë. Vajzat e moshës 17, 15, 10 dhe 8 vjeç jetonin në kushte të këqija me nënën e tyre në Heraklion dhe në asnjë moment ato nuk kanë pasur guximin të tregonin për ferrin që po përjetonin
Sipas Protothemës, rasti është zbuluar javën e kaluar pasi gjykata e Heraklionit në Kretë shpalli fajtor nënën e vajzave dhe partnerin e saj 59-vjeçar. Shpjegimet e dhëna nga nëna e fëmijëve dhe partneri i saj nuk e bindën gjykatën që caktoi dënimin me 7 vjet e 5 muaj burg për gruan dhe 8.5 vjet për partnerin e saj. Ankimi, sipas vendimit të gjykatës, nuk ka efekt pezullues, ndaj çifti u dërgua në burg për të vuajtur dënimin.
Tronditëse janë deklaratat e dy vajzave më të mëdha të familjes gjatë procesit para hetimor, ndërsa më e rëndë është edhe letra që vajza 17-vjeçare i ka shkruar psikologes se kush kujdesej për to duke shkruar fjalën mami në thonjëza dhe shpreh pikëllimin dhe pyetjen pse nëna e saj nuk reagoi ndaj dhunës së partnerit të saj ndaj tyre.
E ëma, sipas vajzave, i linte për orë të tëra në parqet e qytetit dhe i dërgonte për të lypur nëpër dyqane. Në një moment takoi 59-vjeçarin, u bënë çift dhe vendosën të shpërngulen në një fshat të Heraklionit, ku ai kishte një shtëpi. Sipas përshkrimeve të fëmijëve, aty filloi një makth i ri. 59-vjeçari dhunonte vazhdimisht katër vajzat, duke ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj tyre. Thuhet se ai i detyroi ata të laheshin, në prani të nënës së tij dhe dy miqve që jetonin me ta, i mbyllte në një dhomë për orë të tëra pa ushqim dhe ujë, ndërsa në shkollë nuk shkonin përditë.. Kur shkonin në shkollë, ishin të çrregullta, me rroba të pista, imazh për të cilin vazhdimisht merrnin rekomandime nga mësuesit e tyre.
59-vjeçari kërcënonte dhe terrorizonte fëmijët për t’u dukur të lumtur sa herë që i vizitonte punonjësi social ose psikologu i fëmijëve. Tashmë vajzat jetojnë me të atin, të cilit më parë i ishte besuar kujdesi i tyre dhe siç u theksua në gjykatë, kushtet e jetesës së fëmijëve janë më të mira, ndërkohë që ata shkojnë normalisht në shkollë.