Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama në një debat publik.
“Unë kam kunat, Rama baxhanak, se njësoj janë. Kunati im s’ka marrë asnjë tender, i Ramës po. Të afërmit e mi s’kanë marrë asnjë tender, më gjeni një. E ftoj në një debat publik para jush dhe t’ia themi njëri tjetrit të gjitha”.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama kërkoi sot publikisht nga organet e reja të drejtësisë që të hetohet ngjarja e “21 Janarit” dhe e “Gërdecit” të ndodhura gjatë qeverisjes së demokratëve në vend.
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje kërkesës së Ramës për këto çështje. Në një konferencë shtypi nga selia e Partisë Demokratike, Berisha është shprehur se është dakord që 21 Janari të hetohet dhe rihetohet disa herë, por ai theksoi se sipas tij përgjegjësi kryesor në atë ngjarje është Rama, i cili në atë kohë si kryetar opozite kishte thirrur në bulevard protestuesit për të përmbushur, sipas Berishës, axhendën e tij politike.