Edhe ditën e sotme kanë vijuar përplasjet mes dy grupimeve në Partinë Demokratike, mes atë të Komisionit të Rithemelimit me grupin parlamentar të PD-së. Komisioni i Rithemelimit nuk ka qenë dakord me mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Alibeaj, duke e quajtur si jo legjitime ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat mes deputetëve demokrat.
Me anë të një postimi në Twitter, deputeti Gazment Bardhi ka reaguar sërish duke bërë një pyetje siç e quan ai me ironi Rithemelimin “opozitës së vërtetë” nëse vilën 760 mijë euro e shitën apo s’po ia ble askush? Ai gjithashtu shkruan se nuk mund të mbahet peng opozita për një vilë të pajustifikuar për të cilën të mban peng Edi Rama.
“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro e shitën apo s’po ia lë askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën mban peng Edi Rama!!!” – shkruan Bardhi në Twitter.
Nuk dihet se me kë e ka Bardhi, por një gjë është e sigurt që pyetja është për një nga kolegët e tij të PD-së.