Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 15-vjeçare ka tentuar që të vrasë vetën për shkak të një sherri.
Policia raporton se gratë e identifikuara me iniciale V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe, kanë goditur dhe ofenduar me fjalë të rënda adoleshenten e identifikuar me iniciale M. J., 15 vjeçe dhe nënën e saj.
Kjo ngjarje ka shkaktuar 15-vjeçares një gjendje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ajo ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. M.J., ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe janë vënë nën hetim.
Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje. Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të shoqëruarave.