Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainas publikoi një video të pasojave të bombardimit të djeshëm të një shkolle në fshatin Bilohorivka në rajonin e Luhanskut.
Në bodrumin e kësaj shkolle ishin fshehur 90 persona. 30 u shpëtuan dhe dyshohet se 60 u vranë.
Në një postim në Twitter, ministria tha: “Rusia e kreu këtë krim brutal lufte pak para Ditës së Përkujtimit dhe Pajtimit, duke përsëritur vazhdimisht tragjedinë e Luftës së Dytë Botërore”.
Bilanci i viktimave në Ukrainë po rëndohet, ndërsa raportohet se 225 fëmijë ukrainas kanë vdekur tashmë nga pushtimin rus. Shifra u bë me dije nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Kiev. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Donetsk (139), Kiev (116), Kharkiv (98), Chernihiv (68), Kherson (46), Mykolaiv (44), Lugansk (42) dhe Zaporizhzhia (28).
Lufta po bëhet gjithmonë e më e ashpër, ndërkohë sirenat paralajmëruese për sulm këtë mëngjes ranë pothuajse në të gjitha rajonet e Ukrainës. Kështu raporton Kyiv Independent. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri me dije se 300 civilë ishin shpëtuar nga uzina, megjithëse Ministria ruse e Mbrojtjes dha një numër shumë më të ulët, duke thënë se 51 persona ishin evakuuar gjatë një periudhe prej tre ditësh. Zelensky tha se përpjekjet diplomatike po vazhdojnë për të nxjerrë personelin ushtarak nga Mariupol.