Kryetari i grupit parlament të PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj, pas mbarimit të mbledhjes ka komentuar edhe mbledhjen e Këshillit të PD-së ditën e nesërme. Alibeaj tha se Këshilli Kombëtar i PD-së nuk ka mbledhje ditën e nesërme dhe shtoi se bëhet fjalë për institucione paralele.
“Këshilli Kombëtar i PD nuk ka mbledhje nesër, nëse flisni për institucione paralele unë besoj se kjo, nuk është e udhës për këdo që flet me dashamirësi për demokratët nuk duhet të marrë veprime për ndarjen, por për bashkim real” – tha Alibeaj.