Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se nga 1280 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 55 qytetarë. Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 18 në Tiranë, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Sarandë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Himarë, Skrapar, nga 2 qytetarë në Lushnje, Kamëz, Vlorë, nga 1 qytetar në Lezhë, Delvinë, Kolonjë, Elbasan, Gramsh.
Ndërkohë, janë 290 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,480 që nga fillimi i epidemisë.
Kujtojmë se, rastet e Covid-19 janë rritur në krahasim me një ditë më parë, për shkak të uljes edhe të testimeve nga Ministria e Shëndetësisë. Ditën e djeshme kemi pasur 20 raste të reja, por që numri i testimeve ka qenë më i ulët, 642 testime. Ditën e djeshme nuk është regjistruar humbje jete.