Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:35, në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se personi i identifikuar me iniciale V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara dhe (këmbësorin e identifikuar me iniciale Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, i cili u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit V. K.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore dhe manovrat e shpejtësisë, ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.