Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët e FSK të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një postim në facebook, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se stërvitjet në doktrinat, konceptet, procedurat, taktikat dhe teknikat e zbulimit, kërkojnë shumë përgatitje psiko-fizike që komandot tona po i arrijnë me sukses.
“Falënderim dhe mirënjohje maksimale si gjithmonë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj” – ka shkruar ai.