A do të kualifikohet Shqipëria në Eurovizion? Kjo është një pyetje që të gjithë bëjnë tashmë që Ronela Hajati do jetë përfaqësuesja jonë. Lidhur me këtë çështje është pyetur sot në një interviste televizive astrologut Jorgo Pulla gjatë programit “Dua të më bësh një parashikim… 2 shtator 1989, për datën 10 maj. Si do e ketë këtë ditë, do të kualifikohet?”, ishte kërkesa e gazetari drejtuar Jorgos. Përgjigja e astrologut ishte se po ajo do kualifikohet pasi është në periudhën më të mirë të saj.
“Virgjëresha… data 10 Maj nuk ma zë zemra të mos e them. Do kualifikohet se s’bën sepse koha është ideale. Në rastin konkret do kualifikohet, Virgjëresha është një nga tre shenjat më të mira të muajit, patjetër shkon në finale.” Më tutje astrologu e vuri theksin sërish tek lëvizjet e mëdha, ndërkohë që eklipsi ishte shumë favorizues për të bërë punë të mira. Personat që jetojnë jashtë do të kthehen në Shqipëri. Por Ermali u ndal edhe në një event shumë të rëndësishëm sikurse është Eurovizioni.