Në një gjimnaz të Sarandës është bërë kontrolle nga policia dhe ka gjetur se një prej nxënësve mbante thikë me vete në çantën me libra. Gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në këtë shkollë, është gjetur një thikë, të cilën një nxënës 17 vjeç e mbante në çantën e librave.
Nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij.
Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për procedimin e tij, në gjendje të lirë.