=Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase ka fituar pafajësinë në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ketë të mërkure. Tase u përball me akuzën e shpërdorimit të detyrës në janar 2021, në kuadër të finalizimit të operacionit të Koduar “Hapësira”. Prokurori i çështjes Maksim Sota, (i arrestuar për korrupsion nga SPAK në Korrik 2021 në kuadër të operacionit Shpirti), pretendoi se Tase aso kohe në detyrën e shefit të Komisariatit të Himarës dhe shefi i krimeve Artur Veshaj me anë të veprimeve dhe mosveprimeve kishin lejuar kultivimin e drogës në territorin që administronin.
Gjykata e Vlorës çmoi se nuk ekzistonin prova të mjaftueshme që lidhnin Tasen direkt apo indirekt me trafikun apo kultivimin e lëndëve narkotike. Arjan Tase, kishte kërkuar më herët gjykim te shqyrtuar dhe gjykimi ndaj tij ka përfunduar veçmas 40 të dyshuarve të tjerë te ndaluar.
Ne pretencën e prokurorit Arjan Xhaferraj, theksohej nder te tjera nga përgjimet telefonike dhe ambientale nuk ka prova të cilat faktojnë shpërdorimin e detyrës. Tase është një prej 6 efektiveve të policisë të përfshirë në dosje. Ai aktualisht mban detyrën e shefit të SPZ-ve ne Elbasan. Pasi gjykata e apelit në Vlorë vendosi rikthimin e tij në detyrë pak muaj më parë.