Çdo ditë qytetarët ankohen për kushtet skandaloze në spitale por askush nuk i dëgjon. Këtë herë mjerimin në të cilën ndodhemi e ka nxjerrë në pah Ish-këshilltari holandez i në Ministrinë e Drejtësisë gjatë viteve 2018-2020 Ton Daans. Ditën e sotme as i ka dërguar një letër të hapur kryeministri Edi Rama për kushtet që ndodhet Spitali i Traumës. Ai ka treguar një histori që i ka ndodhur ditët e fundit në vend, ku u pengua dhe u rrëzua në një prej trotuareve të kryeqytetit. Për shkak të rrëzimit ai pësoi plagë të mëdha në pjesën e fytyrës, si dhe në krahun e djathtë.
Ndërkohë që letrën Ramës, Daans ia ka dërguar për të shprehur shqetësimet e tij për mënyrën se si u trajtua në këtë spital, por gjithashtu edhe për pajisjet që në spital mungojnë. Ai ka theksuar mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e higjienës në spital, mungesën e ujit në WC, mungesën e pajisjeve mjekësore, si dhe mungesën e mjeteve thelbësore për mjekim. “Gjatë vizitës time në spital takova shumë infermierë dhe disa mjekë. Vetëm njëri mjek (kirurg i përgjithshëm) e kuptonte mirë gjuhën angleze. Nëse nuk do të isha i shoqëruar nga miku im personal shqiptar, çdo bisedë normale me personelin mjekësor në këtë spital universitar do të ishte e pamundur për shkak të pengesës së dukshme gjuhësore;
Në departamentin e urgjencës që vizitova nuk kishte pajisje kompjuterike dhe informacionet rreth meje, si lëndimet etj. u shkruan me dorë në ca blloqe të mëdhenj; Nuk kishte letër higjienike për pacientët, si dhe nuk kishte ujë të pijshëm; Në banjë nuk kishte ujë në rezervuarin e ËC-së; Gjatë trajtimit tim privatësia ime (si pacient) nuk u respektua absolutisht; Në departamentin e radiologjisë ata përdorën një aparat me rreze X, që dukej të ishte blerë shumë dekada më parë; Pasi qepa plagët, mu desh të qëndroja në një lloj dhomë vëzhgimi, por shtrati që përdora nuk kishte çarçafë të pastër”, shkruan ai. Në përfundim ai është shprehur që është skandal fakti që në atë spital njerëzit vdesin më kot.