Ky është furgoni që dyshohet së është përdorur nga agresorët për tu larguar mesditën e 30 qershorit, pasi kishin grabitur shumën e parave nga aeroporti Nënë Tereza.
Mësohet se mjeti furgon tip “Ford” ndodhet aktualisht ne ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ndërsa ekspertët të laboratorit kriminalistik kanë kryer këqyrjen e mjetit, për të gjetur ndonjë gjurmë të autorëve.
Furgoni është gjetur që në datën 2 korrik i braktisur poshtë urës që po ndërtohet për Unazën e Madhe, te Pallati me Shigjeta.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar pronarin e mjetit dhe për të hedhur dritë, nëse ky furgon është përdorur e grabitësit së mesditën e 30 Qershorit.
Por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se largimi i tij nga efektivet mund te ketë prishur provat pasi në automjet gjenden edhe gjurme të efektiveve.
Pas djegies së makinës që përdorën në pistën e avionëve, autorët mendohet se hipën në këtë furgon që u fiksua nga kamerat të largohet në drejtim të Laknasit dhe të humbasë gjurmët.
Ndërkohë deri tani nuk ka asnjë emër te dyshuari autorësh për ngjarjen ndërsa prokuroria e krimeve të rënda që ka në dorë hetimin e çështjeve dyshon se kemi të bëjmë me një grup profesionistësh që kanë krerë edhe dy grabitje të tjera.