Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Këtë gjë ai e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku shkruan se ka theksuar nevojën për evakuim të menjëhershëm të civilëve nga Mariupol.
“Në prag të bisedimeve të tij me Putinin, theksova nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupol, duke përfshirë Azovstal dhe shkëmbimin e menjëhershëm të trupave të bllokuar”.
Gjithashtu, një ditë më parë, pra të shtunën, Zelensky kërcënoi se do të tërhiqej nga çdo negociatë me Moskën nëse trupat ruse do të shkatërronin mbrojtësit e fundit ukrainas, të strehuar në fabrikën e çelikut.
Nga ana tjetër, Turqia ka marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, dhe Erdogan ka luajtur një rol kyç në përpjekjen për të ndërmjetësuar një armëpushim midis dy kombeve.
Së fundmi, një nga raundet e tilla të negociatave u mbajt muajin e kaluar në Stamboll, ku u arritën disa marrëveshje domethënëse.