Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me eurodeputetin Eduard Kukan. Kryeparlamentari e ka falenderuar Kukan për kontributin e dhënë.
“Roli i Kukan dhe Partisë Popullore Europiane është shumë i rëndësishëm. Konsensusi është vendimtar për suksesin e reformës në drejtësi”, shprehet Meta ndër të tjera.
Ndërsa nga ana e tij eurodeputeti e ka falenderuar Ilir Metën për konsensusin e arritur për miratimin e reformës në drejtësi.