Një i ri është arrestuar për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” nga policia e Fierit. 23-vjeçari i vënë në pranga është me inicialet K.B., banues në Tiranë.
Sipas policisë, i riu është arrestuar pasi në datë 15 Prill 2022, ka furnizuar me karburant makinën në një pikë karburanti në Klos, Mallakastër, dhe pagesën e ka bërë me kartëmonedha dollar të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.