Luftimet në Ukrainë vazhdojnë me bombardimet ruse që nuk ndalen, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thirrur në një takim sërish aleatët. Takimi do të mbahet të martën më 26 prill në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani. Data e takimit u njoftua nga Sekretari Amerikan i mbrojtjes Lloyd J. Austin, i cili ka ftuar kolegët e tij dhe udhëheqësit ushtarakë të vendeve aleate në mbarë botën për të diskutuar mbi zhvillimet e krizës në Ukrainë dhe çështjet e sigurisë që lidhen me të.
Ndërkohë presidenti Vladimir Putin anuloi një sulm të planifikuar rus në fabrikën e çelikut, një labirint tunelesh dhe punishtesh – dhe urdhëroi trupat e tij ta mbyllnin atë. “Bllokojeni këtë zonë industriale që të mos kalojë një mizë”, tha ai.
Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar gjatë javëve të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë. Marrja e portit të Detit Azov është një qëllim kyç i luftës ruse dhe do të lirojë më shumë trupa për t’iu bashkuar një ofensive ruse në rajonin lindor të Donbasit.