Yuri Kim “mbrojti” Alibeajn, Berisha: Ka marr fund loja me opozitë kukull – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Yuri Kim “mbrojti” Alibeajn, Berisha: Ka marr fund loja me opozitë kukull

21:19 | 21/04/2022
në Shqiperi
0

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka marrë fund loja me opozitën kukull në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha iu përgjigj deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila mori në mbrojtje Enkelejd Alibeajn. Ai tha se ajo që mund t’i thotë diplomates është vetëm ajo që loja me opozitë kukull ka marrë fund dhe kjo është arritja më e madhe e Shqipërisë. Në vijim, Berisha tha se doli në foltoren e Kuvendit për tiu përgjigjur Edi Ramës.

“Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit. Merr përsipër të përcaktojë se kush duhet të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria dhe se nuk duhen bërë akuza. Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitë kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës, që ishte zbehur. Ka mundësi t’ju jetë dhimbsur njerëzve” – tha Berisha.

Berisha komentoi edhe ngjarjen në Parlament, duke deklaruar se u përpoq të merrte fjalën dhe se Alibeaj shërbeu “si vegël e Ramës” për ta penguar, ngjarje të cilën e cilësoi të përsëritur.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Ai nuk është një problem midis meje dhe Alibeajt. Është një problem midis meje dhe Edi Ramës. Edi Rama foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë. Në ligjin e parlamentit, në qoftë se deputeti gjatë diskutimit, përflet një deputet tjetër, fill pas tij i jepet fjala dy minuta. Çfarë mekanizmi kanë krijuar? Të turpshëm, të një keqpërdorimi ekstrem të Enkelejd Alibeajt. Para një muaji ndodhi e njëjta skenë. Ngrihet Taulant Balla nga vendi dhe i thotë Lindita Nikollës, nuk do ti japësh fjalën Berishës por Enkelejdit” – tha Berisha.

Ai sqaroi edhe një herë “përplasjen” e ndodhur dhe tha se Alibeaj po përdoret nga qeveria.

“Ajo ishte një komandë shumë e turpshme, nuk e kisha parë në 30 vite. Sot e njëjta skenë. Foli Rama sa foli. Deklaroi çdo gjë kundër meje. Kisha shtypur butonin për reagimin. Isha përgojuar nga Rama disa herë. Unë u ngrita të merrja fjalën. E nxorën atë me vrap në platformë. Ishte akt aq i shpëlarë. Kërcen Taulant Balla, kur unë do të merrja fjalën. Proteston dhe kërkon 5 minuta pushim, vetëm të mos lejohesha unë të përgjigjesha. U detyrova të dal tek mediat jashtë. Kemi të bëjmë me njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane. Të bëhesh vegël për t’i mohuar të drejtën e fjalës një deputeti” – tha Berisha.

Etiketa: kukulllojambrojtiopoziteSali BerishaYuri Kim

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Mediat sllovene zbulojnë një skandal të madh financiar, i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës

Mediat sllovene zbulojnë një skandal të madh financiar, i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026
Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

20:05 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –
  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com