Estonia është bërë një nga vendet e para në Bashkimin Europian që etiketon veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid.
Parlamenti i vendit, Rigikogu, votoi pro ditën e sotme për njohjen e luftës së Rusisë si një gjenocid kundër popullit ukrainas, duke u bërë gjithashtu thirrje qeverive të tjera dhe organizatave ndërkombëtare që të bëjnë të njëjtën gjë.
Ndërkohë, nga ana tjetër në një postim të bërë në rrjetin social Twitter, Mariana Betsa, ambasadorja e Estonisë në Ukrainë, e përshkroi masën si një vendim vërtet historik .
“Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për krimet e saj të tmerrshme”.
Së fundmi, gjenocidi përkufizohet në të drejtën ndërkombëtare si vrasja e qëllimshme e njerëzve nga një grup i caktuar kombëtar, etnik, racor ose fetar, me qëllim të shkatërrimit të atij grupi.