Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se zgjedhjet janë çështje fryme, njerëzit na besojnë nëse ne jemi të besueshëm. Në një intervistë për mediat, Korreshi shprehet se zgjedhjet në PD e kanë agravuar më tej situatën në PD. Sipas tij, duhet të shtyhej procesi zgjedhor e të gjendej një gjuhë e përbashkët.
“Zgjedhjet janë çështje fryme, njerëzit na besojnë nëse ne jemi të besueshëm. Në këto kushte nuk na kanë besuar i gjithë qyteti i Lushnjës në një kohë kur Bashkia ishte e gjitha në burg. Sot situata në bazë është e trishtueshme. Zgjedhjet në PD e kanë agravuar më tej situatën, Ne përpos të pasurit Ramën përballë, kishim edhe gjënë më të trishtueshme në botë, Komisionin e Rithemelimit. Partia Demokratike është në ditën më të zezë më të vështirë. Duhet të shtyhej procesi zgjedhor e të gjendej një gjuhë e përbashkët. I kemi kërkuar grupit parlamentar të gjejmë një zgjidhje. Si është zgjidhja reale? Para disa ditësh kuptova se forca e bazës nuk mund ti imponohej qendrës” – u shpreh Korreshi.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk do të rikandidojë për degën e Lushnjës, pasi deputetët nuk mund të kandidojnë për kryetar dege.
“Unë nuk rikandidoj, Së pari sepse një deputet nuk mund të kandidojë për kryetar dege. Së dyti nuk mund të bëhen zgjedhje për tre ditë e të bëhet rikonstrukturim i degës. Kemi pasur një takim para disa ditësh me grupin e rithemelimit. Pyetja qe kam është a i duhen Berishës, votat e demokrateve qe mbështetën kandidatin e Lushnjës në zgjedhjet vendore” – u shpreh Saimir Korreshi.