Audicionet për President dhe Masturbimi si institucion…! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Audicionet për President dhe Masturbimi si institucion…!

18:19 | 18/04/2022
në Uncategorized
0

Dua të bëhem President! Pse mos të bëhem president? Masturbimi personal ka nisur me kohë dhe menjëherë ka shpërthyer satira. Të tërë janë çmendur dhe orgazma ka arritur maksimalen për këdo ndien se mund ta drejtojë këtë shtet. Mjafton një postim, një sondazh, më pas 20 hajvanë që komentojnë, dhe ja: Bac, u kry!

Pamfleti i fundit me objekt zgjedhjen e presidentit së fundmi ka ofruar një tjetër meny “free” në kohë krizash financiare e politike për këtë vend. Ka mbetur vetëm Zogu i Tiranës, Tan Mezja apo ndokush tjetër që nuk ka shpallur veten si kandidat potent për presidentin e ardhshëm të vendit. E në këtë pikë, mjeshtri sërish hodhi në turmën e madhe popull këtë diskurs, thjesht e vetëm për të çuar diku gjetkë në një destinacion asgjëje, procesin pa proces të Presidentit të ardhshëm të Republikës, madje duke fiksuar edhe 4 majin si seancën e parë të zgjedhjes. Satira është e madhe, gëlon aq shumë saqë vetë Rama dëfrehet, Lali ushqen dynjanë, Berisha bën zgjedhje të stilit të tij, teksa në anën tjetër inceneratorët flenë.

Flenë madje aq shumë sa për një moment, si kauzë po shkon drejt agonisë. Sepse, i gjati përsëri zgjodhi të dëfrejë, dhe t’i japë një “diazepan” ndryshe pjesës së incenerimit të plehrave që prodhoi politika, por që paguan ky popull. 437 milionë euro, të cilat dalin edhe në kohë lufte nga xhepat e shqiptarëve, që gjithsesi këtë pjesë e lanë mënjanë, pasi po zbaviten me “lodrën” tjetër të Ramës, peshkimin për presidentin. Dhe menjëherë gallata e madhe nisi. Shikon e lexon emra nëpër faqe të ndryshme Facebook-u që vetëofrohen për të drejtuar shtetin. Gdhihen e ngrysen me shpresën se bëhen, dhe se ky vend do i bëjë, por që në fakt i ka zhbërë. Të tërë janë qelibar dhe me parime, të pastër dhe me standarde, dhe e duan karrigen që do lërë Meta për pak muaj. Kanë mbetur vetëm marangozët, parukierët, apo edhe berberët pa ofruar kontributin e tyre legjitim për ta bërë këtë vend.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në fakt, merita e Ramës është fakti se, përveçse spostimit të vëmendjes së gropës së tij me inceneratorët, ofron FREE për dynjanë edhe këtë laborator të çmendur që prodhon kandidatë për të zëvendësuar Ilir Metën që ka shkuar deri në 70 medalje në javë, që nga Nderi i Kombit e deri te Urdhri i Kalorësit, duke i dhënë një impakt të shkëlqyer industrisë së teneqeve, për të ngritur sado pak GDP-në. Spektakli është spektakolar, me një marzh masturbimi të paparë dhe me një fund të njohur: Një emër tjetër krejtësisht nga politika dhe plotësisht epruvetë e saj do të kalojë për votim. Këta të tjerët, nacionalistët dhe fryma e votuar në postimet pas postimit do të mbesin thjesht e vetëm, pishtarë të pishtarit të madh!

Të gjithë duan të bëhen Presidentë! Audicioni ka nisur. Të tërë shkruajnë e lagen me kënaqësinë që po, e meritojnë dhe populli i do, por askush nuk shkruan qoftë edhe një gërmë nëse kanë 20 firmat e deputetëve për të qenë kushtetueshmërisht pjesë e procesit. Të gjithë shkruajnë e ulërasin me të madhe që Kushtetuta do të jetë fanari i tyre, por në asnjë gërmë nuk gjen se si do të shkojnë deri aty për votim. Një idiotësi e gatuar në një kuzhinë ku “majasëlli” është rreziku kryesor pas një menyje të ashpër. Presidenca tashmë është spostuar në facebook. Dhe Rama rri e vështron krijesën e tij të radhës, atë të spostimit të hajvanëve drejt një asgjëje pa asgjë.

Etiketa: AudicionetinstitucionmasturbimiPresident

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Mbyllet procesi i numërimit në degën 8 në Tiranë, Berati shtyn votimin

Mbyllet procesi i numërimit në degën 8 në Tiranë, Berati shtyn votimin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com