Një incident ka ndodhur në një diskotekë në Llapna Sellë (Graçanicë). Policia ka arrestuar katër persona të cilët janë përfshirë në një konflikt i cili nga një mosmarrëveshje ka agravuar deri në konflikt fizik.
Dy nga personat e përfshirë në konflikt kanë marrë ndihmën mjeksore pasi kishin dëmtime të lehta. Katër të rinjt janë ndaluar dhe pritet të ndiqen penalisht nga autoritetet përkatëse.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Llapna Sellë, Graqanicë 16.04.2022 – 03:50. Janë arrestuar katër (4) te dyshuar meshkuj kosovar në një diskotekë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre janë konfrontuar edhe fizikisht duke u rrahur. Dy prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishin pësuar lëndime të lehta trupore-sipas raportit te mjekut. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.