Është mbyllur procesi i numërimit edhe në degën e Kuçovës. Komisioni i Rithemelimit njofton se kryetar i kësaj dege të Partisë Demokratike është zgjedhur Myslim Isuf Haxhi me 57% të votave.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Kuçovë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega Kuçovë u shpall Z. Myslim Isuf Haxhi me 57% të votave” – thuhet në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit.
Gjithashtu kujtojmë se ditën e sotme janë zgjedhur edhe kryetarët e rinj në degën numër 16 në Tiranë ku fitues është shpallur Eduard Rexha me 69.7% të votave. Në degën nr.10 në Tiranë është shpallur fitues me 65% te votave, Andi Beliu dhe në degën e Paskuqanit, fitues është shpallur Anton Pjetërnikaj i cili ka siguruar 86% të votave.