KPA merr në shqyrtim Enkeleida Hoxhën, gjyqtaren e Krujës që liroi vrasësit me burgim të përjetshëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPA merr në shqyrtim Enkeleida Hoxhën, gjyqtaren e Krujës që liroi vrasësit me burgim të përjetshëm

21:11 | 15/04/2022
në Shqiperi
0

Në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit vijon procesi gjyqësor për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e njohur për lirimin nga burgu të të dënuarve me burgim të përjetshëm, deri ku u arrestua në flagrancë nga SPAK, në shkurt të vitit 2021, duke liruar të dënuarin e radhës Saimir Petanin, në këmbim të 12 mijë eurove. Krahas arrestimit nga SPAK, Këshilli I Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Enkeleida Hoxhën në 17 mars 2021, me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, për shkelje të rënda gjatë lirimit të të dënuarve nga burgu.

Enkelejda Hoxha kundërshton në KPA pikërisht vendimin e KLGJ që e shkarkoi nga detyra, ndërsa çështja penale është një proces tjetër i ndarë. Në seancën e djeshme në KPA, Enkelejda Hoxha ka pranuar disa shkelje dhe gabime, gjatë ndjekjes dhe zbatimit të procedurave për lirimin para kohe nga burgu të të dënuarve për vrasje. Por, sipas gjyqtares, këto shkelje janë të lehta dhe nuk përbëjnë shkak për t’u shkarkuar nga detyra. Për këto shkelje të pranuar, Enkeleida Hoxha ka kërkuar një marrëveshje me organin procedues.

Befasia e këtij procesi është se Enkelejda Hoxha ka deklaruar se shumë kolegë të saj gjyqtarë, kanë vepruar njolloi si ajo, duke liruar të dënuarit nga burgu. Hoxha ka deklaruar se Inspektori i Lartë të Drejtësisë ka operuar me dy standarde, duke proceduar atë, por jo gjyqtarët e tjerë, të cilët kanë konsumuar të njëjtat shkelje. Enkeleida Hoxha ka pretenduar se disponon dosje që provojnë se si gjyqtarë të tjerë, kanë vepruar ai ajo, ndërsa nuk janë proceduar. Gjyqtarja e Krujës ka kërkuar që KPA t’i administrojë këto dosje, të cilat janë refuzuar nga KLGJ-ja.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi sot se ka vendosur të pranojë si prova dosjet e pretenduara nga Enkelejda Hoxha, të cilat pritet të rrezikojnë disa gjyqtarë të tjerë, duke nxjerrë në pah skandale të reja të lirimit të të dënuarave nga burgu.

“Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të administrojë fashikujt e procedimit disiplinor të Këshillit të Lartë Gjyqësor të depozituar në Kolegj, si dhe pranojë në cilësinë e provës aktet e reja të depozituara nga ankuesja gjatë seancës së sotme gjyqësore”, njofton KPA. Seanca e radhës gjyqësore në KPA do të mbahet në 10 maj 2022.

Enkelejda Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Gjyqtarja ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.

Gjyqtare liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.

 

Etiketa: burgimEnkelejda HoxhaGjyqtarjaKPAKrujesshqyrtimvrasësit

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Divjakë, dhunuan nënën dhe bashkëshorten, arrestohen 2 të rinjtë

Vrasja e grave dhe vajzave në Shqipëri, veprimtaret u kërkojnë institucioneve shtimin e masave

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com