Në afërsi të fshatit Bube të Komunës së Zubin Potokut në Kosovë, janë konstatuar disa të shtëna nga armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Në lidhje me ngjarjen, policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke kryer veprime për të zbardhur ngjarjen.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se deri tani nuk dihet nëse të shtënat kanë ardhur nga territori i Serbisë apo i Kosovës. Ai ka thënë se të shtënat nuk lidhen me ndonjë rast policor.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë”, ka thënë Kelani.