Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, vazhdon takimet e tij me demokratët në çdo qytet. Këtë itinerar ai e ka nisur që pas ditës që dha dorëheqjen si drejtues i Partisë Demokratike. Ndërsa ditën e sotMe ndodhen në qytetin e Beratit ku po zhvillon një takim me demokratët atje.
Rikujtojmë se pak javë më parë Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 6 marsit. Më herët Basha ka thënë se do të punojë për bashkimin e demokratëve. Edhe pas dorëheqjes së Bashës dhe vendimit të Gjykatës në favor të Komisionit të Rithemelimit, kriza në Partinë Demokratike nuk është zgjidhur.
Të dyja palët vijojnë takimet paralele dhe në ditët e fundit Basha ka shkuar në qytete të ndryshime ndërsa anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nga ana tjetër kanë vijuar me procesin e riorganizimit të partisë në degë.