Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 48 qytetarë. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 14 në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë.
Ndërkaq janë 352 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,474 që nga fillimi i epidemisë.
Kujtojmë se, rastet e Covid-19 janë rritur sërish në krahasim me një ditë më parë. Ditën e djeshme kemi pasur 36 raste të reja, por që numri i testimeve ka qenë më i ulët, 877 testime. Po ashtu fatmirësisht dhe ditën e djeshme nuk është shënuare asnjë viktimë.