Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku ka mbetur i plagosur rëndë një adoleshent. Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidental një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes së fortë, i mituri ka marrë plagë të rënda dhe u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia bënë me dije se ka vënë në pranga shoferin e makinës dhe e ka shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme në Komisariat. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.