Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij nga fqinjët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen 8 në Korçë.
Fqinjët kanë gjetur pa shenja jete shtetasin Gj. K., i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.