Deputeti i PD, Eduard Selami përsëriti qëndrimin e tij të dy ditëve më parë, që reforma në drejtësi do të votohet dhe nuk ka kthim prapa.
Selami: Janë të pakendshme, të parpritura, por ju sigurioj që askush nuk ndalë reformën në drejtësi që është hap i rëndësishëm që ka mbështetjen e popullit të SHBA dhe BE.
Reforma në drejtësi do të bëhet me konsensus sipas draftit të Nuland dhe nuk ka kthim prapa. Kushdo që përpiqet me dashje apo pa dashje të pengojë këtë nuk ka sukses dhe kjo është një ditë historike.
Refoma duhet miratuar sot, sa më parë aq më mirë.
Ne kemi akoma një vendim grupi të PD unanim që jemi për miratimin e reformës.