Dy makinat e djegurara dy ditë më parë në Vlorë, një Benz dhe një furgon me targa greke, janë tentuar të vidhen. Kamerat e sigurisë në lagjen “15 tetori” kanë filmuar dy persona të maskuar me kapele dhe maskë të cilët kanë shkuar për te vjedhur të dyja makinat por ka qenë e pamundur. Njëra prej makinave nuk ndizej si pasojë e baterisë së shkarkuar kurse tjetra ka qenë e pamundur për t’u hapur. Ne pamundësi për t’i vjedhur automjetet, dy personat i kanë sperkatur me benzinë dhe i kanë djegur.
Ndërkohë që këta dy persona janë kapur të kamufluar nga dy kamera sigurie në hyrje te lagjes “Karabash “ . Pas djegies se dy makinave personat kanë tentuar të vjedhin një tjetër makine në rrugën Transballkanike pranë një karburanti por që janë pikasur nga pronari dhe janë larguar me vrap .
Policia dhe grupi hetimor janë duke kontrolluar kamerat e sigurisë gjatë lëvizjes së dy shtetasve për të bërë të mundur identifikimin e fytyrave .