Personat që shihni në foto janë dy të rinjtë që mbrëjen e sotme në Sarandë u përfshinë në një konflikt me thika, njëri prej të cilëve u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ku Eniveld Aliu plagosi rëdnë më thike Dino Majkon. Burime bëjnë të ditur për 27.al autori i kësaj ngjarja është një emër i njohur për policinë, pasi kohë më parë është arrestuar po për mbajtje të armëve të ftohta.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.