Pas propozimit të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që negociatat të jenë të hapura për mediat, Partia Demokratike vlerëson propozimin dhe shprehu gatishmërinë për t’u ulur në tryezen e bisedime me negociatorët.
Gjithashtu, opozita thekson se zgjidhja është afër dhe se është gati të japë kontributin e saj për një draft kushtetues sipas propozimit hibrid.
Dy çështjet e mbetura kanë të bëjnë me rolin e vëzhguesve ndërkombëtar dhe mënyra se si rregullohet prania e misionit ndërkombëtar dhe funksionimi i tyre.
Reagimi i PD-së:
Partia Demokratike vlerëson propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe shpreh gatishmërinë për t’u ulur menjëherë në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertet e huaj për të konkluduar pozitivisht me zgjidhje, për dy çështjet e mbetura, që u dakordësuan mbrëmë, e më pas papritur u zhbënë në orët e vona të natës.
Me qëllim që negociatat të jenë transparente dhe në sytë e mbarë shqiptarëve PD mbështet propozimin që këto negociata të jenë hapura për median.
Zgjidhja është afër dhe Partia Demokratike është gati të japë edhe njëherë kontributin e saj pozitiv për një draft kushtetues sipas propozimit hibrid dhe në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias.
Shqiptaret nuk meritojnë provokime të ulëta dhe as lojëra politike me reformën në drejtësi, ndaj ftojmë mazhorancën të ulemi së bashku dhe të negociojmë në kushte transparence totale para shqiptareve për t’u dhënë zgjidhjen që ata meritojnë.