Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Artur Zoto në vendin e tij është emëruar z. Miklovan Kopani.
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani falenderoi z. Zoto për kontributin e tij profesional në krye të sistemit penitenciar dhe vlerëson me respekt të gjithë përvojën e sjellë nga ai gjatë ushtrimit të detyrës. Manjani i uron gjithashtu z. Kopani punë të mbarë në vazhdimin e punës në drejtimin e këtij institucioni me profesionalizëm dhe korrektësi.
“CV-ja e z. Kopani reflekton një përvojë të gjatë në drejtim dhe shërbimin publik, përfshirë edhe institucione të sigurisë kombëtare. Ministri Manjani shpreh bindjen se z. Kopani do të vijojë drejtimin e suksesshëm të këtij institucioni” -thuhet në deklaratën për media.