Besnik Mustafaj: Basha dhe Berisha jo koherentë. Ndërkombëtarët do ta kalojnë reformën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Besnik Mustafaj: Basha dhe Berisha jo koherentë. Ndërkombëtarët do ta kalojnë reformën

20:41 | 16/07/2016
në Shqiperi
0
Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin dhe Besnik Mustafaj, gjate takimit te dyte te Klubit te BE me titull "Integrimi Fuqizon Shqiperine"./r/n/r/nHead of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin and Besnik Mustafaj, during the second meeting of the club of EU titled "Integration Empowers Albania".

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, e cilëson jo serioz pretendimin e sovranitetit të ngritur nga Partia Demokratike për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut. Në një intervistë për TVSH-në, Mustafaj thotë se qëndrimi jo serioz është deklaruar fillimisht nga ish-kryeministri Berisha, por mbështetet edhe nga kreu i PD-së, Basha dhe deputetët e tij të grupit parlamentar. Ish-ministri i Jashtëm sheh mungesë koherence në qëndrimet e mbajtura për Reformën në Drejtësi nga Partia Demokratike, por beson se falë presionit ndërkombëtar reforma do të votohet më 21 korrik.

Për Reformën në Drejtësi kemi dy qëndrime. Atë pro vetingut dhe atë kundër rolit të ndërkombëtarëve në veting. Pse mendoni se po ndodh kjo përplasje kaq e fortë mes palëve politike dhe si mund të shpjegohet qëndrimi i PD-së në përballje me ndërkombëtarët?

Unë besoj se kjo ndarje kaq e rreptë në këtë pikë është një nga treguesit e mosbesimit shumë të madh që ka midis dy palëve politike në Shqipëri. Gjithashtu, edhe të polarizimit të madh që kanë të dyja palët dhe rrjedhimisht edhe të një kulture të painstaluar tek ne, kulturë politike europiane për të arritur te kompromisi. Vetingu është një pikë kyçe pa asnjë diskutim. Nëse zoti Rama dhe mazhoranca e pranojnë që do të jenë ndërkombëtarët jo vetëm monitorues, por edhe përcaktues, vlerësues të cilësisë së gjyqtarëve, prokurorëve, të gjithë trupës së re pas reformës që do të përfshihet në pushtetin tonë gjyqësor, Partia Demokratike nuk e pranon. Mua më rezulton që në krye të herës ka qenë Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj në Komisionin e Posaçëm që kanë kërkuar pikërisht një kompetencë të tillë të ndërkombëtarëve. Tani nuk e pranojnë, sepse në tërësinë e vet unë besoj që Partia Demokratike gjendet në një fazë mosbesimi ndaj mazhorancës.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ndërkohë është përdorur si pretekst nga opozita çështja e sovranitetit në rolin që ndërkombëtarët duhet të kenë në procesin e vetingut. Cënohet sovraniteti nga ky proces?

Nuk është absolutisht një argument. Është diçka joserioze që paraqitet nga Berisha në mënyrë të veçantë dhe që mbështetet edhe nga Basha e trupa e deputetëve në Partinë Demokratike. Sovraniteti i një vendi mishërohet te Parlamenti. Nëse një kompetencë të tillë do t’ia japë Parlamenti një strukture të caktuar, me një ligj të caktuar që përcakton edhe kufizueshmërinë në kohë, sepse nuk do të jetë e përhershme, kjo nuk e cënon aspak sovranitetin. Është nga ana tjetër një sjellje jo e sinqertë nga Partia Demokratike. Ka qenë vetë Berisha, ka qenë vetë PD­ja, e cila kërkoi jo shumë kohë më parë që krejt gjykimin e çështjes së kontratës me CEZ, të hetohet dhe gjykohet nga ndërkombëtarët. Fakti që vjen Viktoria Nuland, një zyrtare e lartë amerikane e Departamentit të Shtetit dhe depoziton në zyrat e krerëve të shtetit një draft-propozim, është gjithashtu një shprehje e ndërhyrjes në sovranitetin e klasës politike, si klasë e votuar në mënyrë demokratike. Por, unë i rikthehem prapë bindjes se sovraniteti mishërohet te Parlamenti. Parlamenti në emër të këtij sovraniteti ka të drejtë të japë kompetenca se si të gjykohen interesat e kombit.

Kryeministri Rama në një deklaratë për mediat ka theksuar se do t’i japë opozitës të drejtën për ta shkruar vetë Reformën në Drejtësi, mjafton që ajo të marrë mbështetje nga SHBA e BE. Si e gjykoni këtë deklaratë?

Është një deklaratë krejtësisht joserioze nga ana e kryeministrit. Është në vazhdën e një deklarate që ka bërë jo shumë kohë më pare se nuk e ka lexuar draft-­reformën e drejtësisë. Çfarë mendon kreu i mazhorancës, njeriu më i rëndësishëm në një Kushtetutë në një republikë parlamentare? Si do të legjitimojë, noterizojë, një dokument kaq të rëndësishëm pa qenë kontributor në të? Është e patolerueshme. Unë mendoj se kjo është edhe një provë që i dërgon opozitës që sërish nuk është serioze për një kryetar mazhorance që t’ia dërgojë një provokim të tillë opozitës.

Çfarë pritet të ndodhë? Është java e fundit dhe 21 korriku po afron…

Unë besoj se presioni mbi palët politike është shtuar si asnjëherë tjetër. Është shtuar presioni ndërkombëtar, gjithashtu edhe ai publik. Ka gjasa të arrihet një marrëveshje që do të çojë në votimin e kësaj reforme, por unë shumë optimist nuk jam. Përderisa në mënyrë sistematike, qëndrimet po mbështeten mbi pretekste dhe mbi mungesën e një koherence, sidomos të Partisë Demokratike, mua më vjen keq të them, por nuk ka shumë vend për optimizëm.

Etiketa: Besnik Mustafajdraft-­reforma e drejtësisëjokoherentëLulzim BashaSali Berishasovranitetivetingu

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Turqi- Tentativa për grusht shteti, 161 të vrarë, 1154 të plagosur, mbi 2800 të arrestuar

Konsulli shqiptar në Stamboll, Genti Tare: Analistë injorantë me në krye Ben Blushin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com