Vazhdon të jetë kritike gjendja e dy prej të gjashtë të plagosurve rëndë nga shpërthimi i gazit në Pogradec. Mjekët e QSUT-së thanë për mediat se 14-vjeçari E. Hamolli dhe një 34-vjeçar janë ende në gjendje kritike për jetën. Nga shpërthimi i një bombule gazi në një kafene në fshatin Dardhas, u plagosën 30 persona dhe për këtë ngjarje, policia ka arrestuar pronarin e lokalit, Romaroi Muçka. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” si edhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”
Ndërkohë 4 prej të plagosurve kanë dalë nga gjendja kritike për jetën ndërkohë që 22 persona të tjerë të plagosur vazhdojnë të marrin ndihmën mjeksore në repartin e djegieve në QSUT në Tiranë.