Gjykata Eurpiane u ka dalë në krah besimtarëve dhe praktikantëve mysliman.
Kjo gjykatë ka vendosur të mbështesë gruan franceze që u shkarkua nga puna se mbante të veshur hixhabin.
Asma Bougnaoui, gruaja që humbi punën në një kompanti konsulente IT, duhet të ishte lejuar të mbante shaminë, thotë avokati gjyqësor i BE-së.
Bougnaoui punonte si inxhinjere dizajni dhe pas pushimit nga puna ajo e ka dërguar çështjen në Gjykantën Europiane.
Në një opinion paraprak me ndikim, një avokat në Gjykatën Europiane të Drejtësisë është vetëshpallur në favor të Asmas, e cila humbi punën nga kompania franceze “Micropole SA”, në qershor 2009.
Avokati Eleanor Sharpston, nje nga antarët e lartë britanike të gjyqësorit në Gjykatën e Luksenburgut, tha se direktiva e BE-së që ndalon diskriminimin në bazë të fesë apo besimit duhet të interpretohet në mënyrë strikte dhe se shkarkimi i Bougnaoui-t ishte diskriminues pikërisht për ktë arsye, raporton “The Guardian”
Nga analiza e çështjes, kanë dalë rezulatate të qarta se nuk kishte asnje arsye tjetër, as të paaftësisë së profesionistes për shkarkim, megjithse kompania justifikohet me kompetencat profesionale