Shtator 1943/ Pandi Kristo: Petrit Dume braktisi betejën e Vithkuqit, u fsheh në përrua – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtator 1943/ Pandi Kristo: Petrit Dume braktisi betejën e Vithkuqit, u fsheh në përrua

09:30 | 18/07/2016
në Uncategorized
0

Letra drejtuar Enver Hoxhës nga shefi i parë i Sigurimit të Shtetit dhe si spiunoheshin krerët e Brigadës së Parë Sulmuese, Mehmet Shehu, Petrit Dume, Riza Kodheli,Tuk Jakova, por edhe serbi Dushan Mugosha. “Petriti në këtë goditje s’bëri asgjë por vetë, thesh ku është brigada. Këti shoku i është rritur mendja shumë, por një gjë them unë për këtë shok, emëri i batalionit “Hakmarrje” është popullarizuar më tepër se brigada”, shkruan Pandi Kristo

petrit dumeShefi i parë i Sigurimit të Shtetit, Pandi Kristo e kishte nisur veprimtarinë e tij përpara se të ngrihej ky institucion me porosi të veçantë të diktatorit Enver Hoxha. Në shtator 1943, Pandi Kristo i shkruante Hoxhës, i cili në atë kohë mbante pseudonimin “TARAS”, për gjithçka ndodhte në Brigadën e Parë Sulmuese. Ndërsa Mehmet Shehun e cilësonte diktator, Petrit Dumen e pasqyronte në letër si frikacak. Ai përshkruan detaje sesi sipas tij, Petrit Dume kishte dezertuar betejën e Vithkuqit, në shtator të 1943, duke i bërë bisht përballjes me armikun. Pandi Kristo e cilëson Petrit Dumen si frikacak e mëndjemadh dhe se batalaioni i famshëm, “Hakmarrja” të cilin e drejtonte Petrit Dume, kishte marrë më tepër sesa duhet popullaritet që sipas Kristos po dëmtonte brigadën. Në pakënaqësitë e tij ndaj krerëve të kësaj brigade, Pandi Kristo rendit edhe Riza Kodhelin. Në fakt në këtë letër, Pandi Kristo, jep një të vërtetë tjetër për “trimat” që udhëhoqën këtë brigadë, të cilët u vlerësuan si të tillë nga propaganda komuniste, për disa vite pas çlirimit. Megjithatë disa vite më vonë shumica u dënuan nga regjimi komunist, madje edhe vetë Pandi Kristo që i kish spiunuar. brigata-1-sulmuese

Më poshtë botohet pjesa e dytë e letrës së Pandi Kristos drejtuar Enver Hoxhës, ku flet pikërisht për dezertimin e Petrit Dumes por edhe të Riza Kodhelit në betejën e Vithkuqit, ku brigada e parë sulmuese pësoi disfatë përballë armikut.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pjesa e dytë e letrës, disfata e partizanvë në betëjën e Vithkuqit

Më 26 ora 6.30 dëgjohen topat e armikut nga ana e Bellovodës-Gjançit-Leshnjes 2 orë më parë marrim një letër nga Nexhipi ku na lajmëronte se Fazlli Frashëri i kish thënë se kish marë vesh para 2-3 ditë se ushtrija italiane do sulmonte Vithkuqin nga tri drejtime Dersnik-Bellovodë-Lubonjë dhe kërkonte nga Nexhipi kordinimin e forcave të të 2 organizatave për ta përballuar armikun por neve nuk ja besuam fjalën me qenë se këta e kanë zakon që të apin alarme por këtë radhë dolli vërtet.

enver hoxhaNeve me të marë letrën ju përgjigjme Nexhipit lajmëruan batalionet. Rizanë, Petritin dhe një pjesë të çetës Cute Selenicës, gjithashtu dhe brigada por brigada në vend duheshin 5-6 orë Petriti me batalionin u vonua të vinte në vend ngrenin arsyet s’kanë fishekë, s’kanë këpucë dua mitrolozë të rëndë kështu humbi kohë për të vajtur në pozitën e caktuar që t’i vinte në ndihmë batalionit Panariti, i cili qe në pritë dhe filloj goditjen me armikun, gjith’ashtu u vonua të vinte në ndihmë dhe Riza Kodheli me qenë se kish marë babrit italianë në dorëzim por Rizaj arriti para Leshnjes dhe ngaditë me armikun, kurse Petriti ndenjë nga çentrali elektrikut i fshehur në prrua me gjithë që në këtë kohë mori fishekë dhe një mitrolozë të rëndë, Petriti në këtë goditje s’bëri asgjë por vetë thesh ku është brigada. Këti shoku i është ritur mendja shumë, por një gjë them unë për këtë shok, emëri i batalionit Hakmarrje është popullarizuar më tepër se brigada. Ky batalion do një kujdes të math për këtë smundje dhe unë ja do ta ndreq ja do ta prish fare se këto po na bëhen qeveri më vete.

Në këtë kohë e sipër kur banim këtë arzelleke dëgjohet mitralozi dhe në këto momente marim një letër nga batalioni Panariti se ushtrija kish ardhë në Gjanç dhe batalioni zuri pozita të ra, Gjançi po digjet dërgoni ndihmë. Brigada akoma nuk kish ardhur në vendet e caktuara, artileria fitoj të rajë Vithkuqin pas një ore që filloj artileria të rajë nëper kodrat karshi Vithkuqit në qendër filloj mitralozi i rëndë të rajë pyllin me pishë në fund të fshatit. Unë me të marë vesh fillimin e operacionit filluam të heqim materialin, por sa vinte po bëheshe alarmë i math gjithë fshati po ikën, artileria godit mitralozi dëgjohet, partizanët ikin nëpër batalionet sa vinte shokët që kishim për të ndihmuar në heqjen e materialit ikin njëri pas tjetrit. Kafshët na mungonin se kafshë i ngarkuam njerë dhe më nuk na ardhë, muarmë disa kafshë të mortajave dhe dy kafshë të fshatit gjithsej këto kafshë kishin një pjesë të materialit e mori brigada një pjesë të vogël e ndamë në batalionat që ndodheshin ata, pjesën tjatër e pritmë në pyllin afër shkollës një pjesë mbeti atje. Gruri dhe misri mbeti i gjithë në Vithkuq.partizan

Por gabimi m’i math që kemi bërë është se lamë vetëm në kujdesen e Vaskës dhe të Nasit radion transmetuese dhe këta e pritnë në pyllin afër dhe mua më dolli nga mendja që t’ju jipnja dy kafshë për ta hequr në katund ose gjetkë unë kisha shumë punë dhe e humba nga mendja rëndësinë e radio transmetuese këtë gabim e bëra sido që të thoni kini të drejtë.

Besoj t’ju ketë thënë dhe Goga unë s’dinja ç’të bënja më parë materialin e depos të shtabit sidomos amanetin tënd, përgjigje dhe drejtime që deshnin batalionet ngarkonim vetë material e nxirnin nga depoja e futnim në pyll unë Raqi, Xhaferi dhe tre a katër shokë të tjerët iknë se na bombardonte me artileri dhe mortoja por të paktën nuk na ra ndërment t’i theshim Vaskos dhe Nasi t’i mirnin në kuris ato dy tri copë që ishin të mbaruara dhe të iknin, por këto që themi tani janë të kota se tani s’kemi gjë në dorë dhe është një punë që nuk e bëjmë dot as për një mot, koka tonë do shtypur, kaq mund të themi.  Materialin luftarak që ndodhet këtej pas ngjarjes Vithkuqit do t’ja u dërgoj por duhet të dini se është i pakët prandaj mos ju premtoni shumë andej. Sendet e Komitetit Qendror i kam në rregull i mora të gjitha ato i mora më parë nga të gjitha. Vetëm më lajmëroni në qoftë se duhen të vinë andej t’i dërgojmë se këtej t’i lesh me ndonjë bazë nuk kemi njerës të besimit në qytet më i futim dot se është zor, po qe se mos ju duhen andej unë do t’i fut në një vend ne dhe t’i le duke ju lajmëruar juve vendin ku do jenë dhe disa shokë të besimit kaq për këto punë” , shkruan Pandi Kristo.

pandi kristo3

pandi kristo4

Në artikullin e ardhshëm do të ndiqni:  Kritikat për Mehmet Shehun si diktator,  dhuna ndaj partizanëve, vrasjet pa vendime dhe mbledhja e shtabit ku Dushan Mukosha kritikon Mehmet Shehun. Të gjitha kulisat e luftës partianze në Brigadën e Parë Sulmuese, ku bëjnë pjesë drejtuesit më të rëndësishëm të luftës antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Etiketa: Brigada e pare SulmueseDushan MugoshaMehmet ShehuPetrit DumeRiza KodheliTuk Jakova

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ledion Liço dhe Sara Hoxha së shpejti prindër  

Ledion Liço dhe Sara Hoxha së shpejti prindër  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com