Kapen 3,7 ton hidroklorur kokainë me vlerë 302 milionë paund të cilat janë sekuestruar nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.
Substanca e cila përdoret për të prodhuar kokainë ishte fshehur brenda kontenierit me 20 paleta banane të cilat u kapën në Southampton Docks. Ngarkesa u kontrollua prej Agjencisë Kombëtare të Krimit ku u zbulua se në 5 prej tyre kishte pluhur të bardhë. Pas analizave u zbulua se pluhuri kishte prani të hidroklorurit të kokainës e cila përdoret për prodhimin e kokainës. Kontenieri kishte mbërritur nga Kolumbia dhe ngarkesa kishte zbarkuar më 17 mars.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel ka përshëndetur konfiskimin e madh, duke thënë: “Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2015. Ajo duhet të shërbejë si një paralajmërim për këdo që përpiqet të kontrabandojë drogë ilegale në vend se ne jemi gati t’i marrim ato”.
Ende nuk dihet se për llogari të kujt po vinte sasia e madhe e kokainës.