Kurti: Pas neutralitetit ndaj sulmit rus, Serbia tregoi se është edhe vend jo demokratik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Pas neutralitetit ndaj sulmit rus, Serbia tregoi se është edhe vend jo demokratik

19:19 | 04/04/2022
në Kosove Rajon
0

Kryeministri Albin Kurti, ditën e sotme deklaroi se mbi 18 mijë serbë nga Kosova kanë shkuar drejt Serbisë gjatë së dielës, ndërsa prej tyre mbi 15 mijë kanë qenë votues. Sipas tij, as 20% e serbëve të Kosovës nuk kanë votuar. Për zgjedhjet në Serbi, shefi i ekzekutivit shprehet se kanë vetëm datë pasi fituesi dihet për shkak të mungesës së demokracisë.

Gjithashtu, Kurti tha se shqiptarëve në Luginën e Preshevës iu është bërë një padrejtësi e madhe dhe rezultati jo i mirë në zgjedhje mund të jetë ndikuar nga pasivizimi i mbi 6 mijë adresave. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të tregohet me i ashpër ndaj Serbisë që nuk po dënon agresionin rus në Ukrainë.

Kreu i qeverisë vlerësoi se situata të dielën e 3 prillit ishte paqësore ndërsa qytetarët serbë me shtetësi të Kosovës shkuan në Serbi për të votuar. Ai tha se kjo dëshmon se Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Kurti falenderoi edhe Policinë e Kosovës për profesionalizëm dhe efikasitet në menaxhimin e situatës që nisi me organizimin e autobusëve nëpër komunat me shumicë serbë e deri në kthimin e tyre përsëri në Republikën e Kosovës.

“Zgjedhjet e Serbisë nuk u mbajtën dje në territorin e Republikës së Kosovës për shkak se nuk e kishim një marrëveshje paraprake siç e kemi kërkuar. Serbia i ka mbajtur zgjedhjet me këtë rast i falënderoj Policinë e Kosovës për profesionalizëm dhe efikasitet. Por gjithashtu edhe qytetarët serbë që kanë edhe shtetësi të Serbisë përveçse të Kosovës të cilët ishin të qetë teksa shkuan në katër komunat në Serbi për të votuar atje. Gjithçka ishte paqësore. Kjo dëshmoi që Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës pa dallim. Në bazë të të dhënave që kam marrë dje deri në orët e mbrëmjes mbi 18 mijë qytetarë kanë shkuar nga Kosova në Serbi. Prej tyre llogariten që 15 mijë kanë qenë votues për zgjedhjet në Serbi. Kur kemi parasysh që gjithsej serbë në Kosovë janë rreth 130 mijë dhe duke pasur njëkohësisht parasysh që jo të gjithë kanë të drejtë vote, dalja e tyre në zgjedhjet e Serbisë ka qenë gjithsesi më e ulët sesa 20 për qind. Kanë shkuar rreth 170 autobusë dhe minibus por edhe shumë të tjerë me vetura të tyre private”

Përkundër thirrjeve të shumta të ndërkombëtarëve që duhet të kishte një zgjidhje për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Republikës, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Serbia nuk pranoi që të arrinte një marrëveshje me autoritetet e Kosovës.

Kurti theksoi se Kosova është vend që e do paqen dhe demokracinë e që ruan kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit e që nuk ia shkele të drejtat askujt. Megjithëse përsëriti se nuk mund të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të një vendi tjetër përderisa nuk ka një marrëveshje. Po ashtu, kryeministri i Kosovës deklaroi se Serbia nuk është vend demokratik por as neutral kur vjen puna tek agresioni rus në Ukrainë.

“Në Serbi nuk ka dilema për rezultatin e zgjedhjeve por vetëm për datën e tyre, sepse Serbia nuk është një vend demokratik por edhe karshi agresionit ushtarak e sulmit rus nuk është shtet neutral, andej po vazhdon autokracia dhe besoj që është koha e fundit që Bashkimi Evropian ta dënojë këtë autokraci e cila nuk po e dënon agresionin rus në Ukrainë”.

Meqenëse në këto zgjedhje ishin edhe dy lista me kandidatë shqiptarë për deputetë në Kuvendin e Serbisë, Kurti u shpreh se shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit i është bërë një padrejtësi e madhe, meqenëse rreth 6 mijë adresa llogariten të jenë pasivizuar. Kryeministri tha se po bëhet një spastrim etnik, me metoda administrative.

“Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc iu është bërë një padrejtësi e madhe meqenëse rreth 6 mijë vetave atje u janë pasivizuar adresat duke i diskriminuar mbi baza kombëtare. Po ndodhë një lloj spastrimi etnik, administrativ e burokratik i heshtur e i ftohtë e megjithatë me pasoja shumë të rënda, dhe unë besoj që rezultati jo i kënaqshëm i këtyre zgjedhjeve për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vjen edhe për shkak të këtij spastrimi të heshtur që po iu bëhet atyre atje me metoda jo luftarake kësaj radhe por administrative e burokratike”.

Sipas rezultateve preliminare Aleksandër Vuçiç ka arritur të marrë mandatin e dytë si president i Serbisë me rreth 60% të votave, ndërsa partia e tij ka shënuar rezultat më të dobët se zgjedhjet e kaluara në garën për Kuvend.

Kujtojmë se, Vuçiç ka qenë ministër në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviç ndërsa Serbia mbetet ndër vendet e vetme në Ballkan e Evropë që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë dhe madje e ka mbështetur me disa marshe të organizuara në Beograd. Rusia madje e përdori Serbinë edhe për t’ju shmangur disa sanksione.

 

 

Etiketa: albi kurtiAlekandër VuçiçKosovapkuvendi serbisezgjedhjet ne serbi

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Tërhiqet kandidati i Bindjes Demokratike për Kamzën, shkak konsultat mjekësore

Basha kandidat për President? Patozi: Vetëm nëse shkon për të vrarë miza

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com