Sulmet ruse kanë shkatërruar dhe një ndër avionët më të mëdhenj në botë. Ditën e sotme mediat e huaja kanë publikuar pamje nga ajo që ka ngelur nga avioni Antonov An-225 – i njohur si Mriya, që dikur është cilësuar më i madhi në botë për shkak të disa përmasave.
Avioni ukrainas i ngarkesave i cili ndodhej në një hangar në aeroportin Hostomel të Kievit, ra pjesë e sulmeve që në këtë zonë u bënë intensive në fillim të pushtimit rus.
Kompania shtetërore ukrainase e mbrojtjes vlerësoi koston e rindërtimit të avionit në 3 miliardë dollarë. Forcat ruse tani janë tërhequr nga aeroporti.