Një vjedhje sa e pazakontë po aq edhe e frikshme është raportuar në Lezhë. Burime bëjnë me dije se katër familje kanë rënë pre e vjedhjeve gjatë natës.
Persona ende të paidentifikuar u janë futur në shtëpitë në Torovicë të Lezhës. Ata u kanë prerë kokën bagëtive dhe i kanë vjedhur.
Sipas familjeve, kjo gjë ka ndodhur edhe më herët, por nuk është vënë askush në pranga. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryhen veprimet e nevojshme. Anëtarëve të katër familjeve po u merret dëshmia për ngjarjen në fjalë.
Pritet të zbardhen detaje pas përfundimit dhe hetimeve nga policia dhe njoftimit zyrtar për të dyshuarit.