Në një intervistë për mediat, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se Ilir Meta pasi t’i mbarojë mandati si President, mund të krijojë një lëvizje re. Kryemadhi është shprehur se Meta nuk do të rikthehet në LSI, pasi është një kostum që i rri ngushtë.
“Nuk e di nëse do të kthehet në LSI apo jo sepse LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri ngushtë, por mund të jetë ideatori i një lëvizje të re që rikthen identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë” – tha Kryemadhi.